Haradinaj jep vlerësimin e tij për Kurtin: I mungojnë dy kapacitete për kryeministër


Ramush Haradinaj e vlerëson shumë pak Albin Kurtin, politikanin që pritet ta pasojë atë në pozitën e kryeministrit, pasi thotë se liderit të Lëvizjes Vetëvendosje i mungojnë dy aftësi.

“Nuk shoh kapacitete menaxheriale dhe qeverisëse te Albini, fare”, ka thënë sot Haradinaj në një intervistë për televizionin Klan Kosova.

Haradinaj ka deklaruar se pritshmëritë e tij për qeverinë që do të drejtohet nga Albin Kurti janë minimaliste. Sipas tij, Kurti do të jetë zhgënjim i madh.

“Kurti do të jetë zhgënjim i madh Kryeministri Kurti. Mendimi im është se do të jetë Kryeministër i dobët dhe zhgënjyes. Nxitja e temave, marrja me diskutime publike janë një mënyrë e jetës. Marrja e agjendave është tjetër. Qeverisja nuk është ideologji  duhet kyçur në punë. Qeverisja është ekzekutiv”, ka thënë Haradinaj.

Megjithatë, sipas tij, veprimi i VV-së dhe LDK që qeveria e re të ketë vetëm 12 ministri është i duhur.

“Është një veprim i mirë me numrin e vogël të ministrive, të zëvendësministrave. Mendoj se është veprim i drejtë, më i mirë sesa që kam bërë unë. Kjo është racionalizim në kosto, kushton më lirë, kursehen para por problemi është te funksionaliteti. Ministri do ta ketë më vështirë ta ruajë fokusimin, janë superministri. Ideja me 12 ministra është për t’u respektuar dhe numri i vogël i zëvendësministrave”, nënvizoi ai. 

Baby Boo