Haradinaj i hip kombajnës, nis sezonin e korrjeve dhe shirjeve në Pejë


Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në nisjen e sezonit e korrjeve dhe shirjeve në fshatin Sverkë e Thatë në komunën e Pejës.
Haradinaj këtë e bëri të ditur përmes një postimi në Facebook, ku tha se këtë të martë ka vizituar edhe dy ferma.

“Fillimisht qëndrova në shtëpinë e Janoshëve në Rasujë, shtëpi që ishte strehë e lu*ftëtarëve të lirisë. Kjo familje ka në pronësi fermën e pulave, për të cilën më informoi hollësisht bashkëlu*ftëtari im Selim Berisha. Ndërsa në Nabërgjan, vizitova fermën e gjedheve në pronësi të Arif Gashit, ku takova edhe antarë të Shoqatës të Fermerëve.

Dëgjova nga dora e parë për problemet dhe kërkesat e tyre”.
“Në këtë kohë kur ekonomia e vendit është goditur rëndë dhe të gjithë bujqit e fermerët në Kosovë, kanë nevojë për dorën e shtetit, ai do të jetë gjithmonë mbështetës dhe avokat i të drejtave të tyre”.

Baby Boo