Carovska: “Gjendja me Covid-19 në shkolla është absolutisht stabile”


Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska sot deklaroi se gjendja epidemiologjike nëpër shkolla është e qëndrueshme dhe se si rrjedhojë mësimi do të vazhdojë me prezencë fizike.

“Gjendja me Kovid-19 në shkolla është absolutisht stabile. përqindja e rasteve pozitive në nivel ditor sillet mes 0,01 dhe 0,03, ndërsa numri i përgjithshëm i rasteve aktive është rreth 0,3 për qind nga gjithsej 255 mijë nxënës të cilët vijojnë mësimin me prani fizike, tha Carovska, duke shtuar se për shkak të situatës stabile, mbetet skenari i parë për mësim në kushte pandemie, respektivisht mësimi me prani fizike.

Nëse Komisioni për Sëmundje Infektive jep informata tjera, dhe nëse ka ndryshime tha ajo, MASH-i është i gatshëm të reagojë dhe ta ndryshojë skenarin përkatësisht modelin e mësimit, deri atëherë, theksoi Carovska, në interes më të nxënësve është shkollat të mbeten të hapura.

Lidhur me procesin e imunizimit, Carovska theksoi se rreth 75 për qind e mësimdhënësve janë vaksinuar. Ajo tha se nuk ka rezistencë të konsiderueshme tek të punësuarit në arsim, të cilët me gjasë do të përfshihen me masën që e propozoi Komisioni për Sëmundje Infektive për vaksinim të detyrueshëm ose test negativ PCR, si kusht për të punuar.

“Rezistencë të konsiderueshme nuk ka. Gjithsesi se mbi atë përqindje është edhe përqindja e atyre që e kanë kaluar sëmundjen dhe konsideroj se në momentin kur do të sillen vendimet, do të ketë zgjidhje për secilin që është në sistemin e arsimit”, shtoi Cakrovska.

Baby Boo