Berisha – Konjufcës: S’është mirë me u “hapareshë”, ka plot elefantë që janë rrëzu


Deputeti i zgjedhur i AAK-së, Bekë Berisha ka komentuar deklaratën e anëtarit të Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ku ky i fundit kishte ironizuar me fuqinë politike të AAK-së.

Berisha në T7 tha se Konjufca njihet si hajgarexhi por e këshilloi të mos hapareshet sepse sipas tij ka shumë të mëdhenjë që janë bërë të vegjël.
“Glauk Konjufca njihet që është hajgarexhi i madh, nuk e paskam dëgju këtë por s’është mirë me u hapareshë. Kam pa plot këso që iu duket vetja elefant, këso që janë qenë të mdhenjë e janë bërë të vegjël, kom pa plot të vegjël e janë bërë të mdhenjë. Nuk i dihet qysh i vjen puna”, tha Berisha.

Konjufca i kishte bërë thirrje publike Haradinajt që të mos e përdor Vetëvendosjen për të shkuar te LDK-ja.
“Duke ecur Vetëvendosja nëpër urë me Ramushin, Ramushi po i thotë LDK-së ‘unë e Vetëvendosja po e dridhim urën’. Unë nuk po du që Ramushi dhe AAK-ja me përdorë, me keqpërdor Vetëvendosjen për me i shantazhu të tjerët, bile i bëj thirrje publikisht zotrit Haradinaj mos me përdor Vetëvendosjen e me shku te LDK-ja. Nuk e ka atë kredit me shku te LDK-ja me shku me fol ‘për besë a dinë na me Vetëvendosjen 60 përqind i marim dhe iu sosim krejt, ska nevojë”, kishte thënë Konjufca.

Baby Boo