Haradinaj: Dialogu vetëm me prezencën e SHBA-së, s’ka minishengen pa njohjen reciproke Kosovë-Serbi


Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në një intervistë për Ora News thotë se dialogu me Serbinë nuk duhet të vijojë pa praninë në tryezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Krijimi i Minishengenit, shprehet ai, nuk duhet të ndodhë pa njohjen e Kosovës nga Serbia.
Ndërsa të hënën pritet të mbahet takimi online i gjashtë liderve të Ballkanit me kancelaren Angela Merkel, i cili përfshin edhe idenë e Minishengenit ballkanik, ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj thotë se një union i tillë ekonomik nuk mund të ekzistojë pa njohjen nga Serbia.

“Kur ndodh njohja hiqen pengesat edhe për minishengen. Përderisa Serbia nuk na ka njohur është një situatë e padrejtë. Kosova është në opozitë të pabarabartë në krahasim me vendet e tjera të rajonit, rradha e punëve duhet të jetë njohja e Kosovës dhe më pas Minishengen”, tha Haradinaj.
Për dialogun Prishtinë-Beograd, Haradinaj bën apel për ndërmjetësimin e tij nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe jo nga Bashkimi Evropian.

“Ne duhet ta ftojmë Amrikën në tavolinë që tani në dialog, të mos ecim përpara në dialog pa Amerikën. BE nuk është unike, ata janë heterogjenë. Kemi 5 vende që ende nuk e kanë njohur Kosovën . Dy përfaqëshesit e lartë të BE që u është besuar çështja e dialogut, vijnë nga vende që nuk e njohin Kosoven. Borell nga Spanja, Lajçak nga Sllovakia. SHBA nuk ka shprehur dilema për sovranitetin e Kosovës. Kemi interes ta kemi SHBA në tavolinë me ne. Biden, që unë personalisht e njoh, është i interesuar për çështjet e Ballkanit, e njeh çështjen shqiptare, ka qënë e familjarizuar dhe ju siguroj që është kohë ideale për të kërkuar ndihmën e SHBA”, deklaroi Haradinaj

Tashmë në opozitë, ish-kryeministri ka kritika për nepotizëm në qeverinë Kurti ndërsa synon një front më të fortë përballë tij me liderët e PDK dhe LDK.
“Gjatë opozitëbërjes Kurti ka ndërtuar parime, premtime, qëndrime që i ka ndryshuar pas marrjes së qeverisë. Është situatë konfuze, sa i përket dialogut dhe vendimeve që merren. Ka dalë nga parimet, donte të luftonte nepotizmin, nuk e ka lu*ftuar. Ministrat kanë punësuar familjarët e vet, që të gjithë. Po vendosen me nxitim militantë në poste të rëndësishme, ku kërkohet një lloj neutraliteti. Ka plot çështje që e bëjnë atë të kritikushëm”, pohoi Haradinaj.

Baby Boo