Haradinaj dekoron Thaçin me medaljen për avancimin e çështjes kombëtare


Ish kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj sot dekoroi Menduh Thaçin dhe kryetarin e ndjerë të PDSH-së, z. Arbën Xhaferi. Haradinaj për Thaçin dhe Xhaferin ka ndarë medaljen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET”.

“Sot, në zyrat e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Menduh Thaçi dhe ish-kryeministri i Kosovës kanë zhvilluar një takim miqësor ku kanë biseduar për situatën politike në RMV dhe rajon. Poashtu, ish-kryeministri Ramush Haradinaj i ka ndarë medaljen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET” kryetarit të Partisë Demokratike Shqiptare z. Menduh Thaçi si dhe kryetarit tashmë të ndjerë të PDSH-së z. Arbën Xhaferi për kontribut të jashtëzakonshëm në lidhje me çështjen kombëtare”, thuhet në njoftimin e PDSH-së.

Baby Boo