Vazhdojnë largimet nga Barcelona, edhe ky futbollist ka gjetur klubin e ri


Ivan Rakitic do të largohet nga Barcelona, gjatë këtij afati kalimtar të verës. Ivan Rakitic duket se ka orët e numëruara te skuadra e Barcelonës.
Mesfushori kroat nuk konsiderohet futbollist i domosdoshëm te ekipi i trajnerit të ri, Ronald Koeman. Andaj, parashihet largimi i tij nga Camp Nou, gjatë këtij afati kalimtar të verës.

E përditshmja sportive katalane “Sport” shkruan se Rakitic mund të rikthehet te ish skuadra e tij, Sevilla
Rakitic mban ende lidhje të fuqishme me ekipin e Sevillas të cilin e uroi së fundmi pas triumfit në Europa League.
Ylli kroat spekulohet se është i interesuar të largohet nga Barcelona por preferon të mbetet në La Ligë.

Baby Boo