Hapet Turbina, Rama: Do të ndërtohet Teatri i ri, nuk u takon artistëve të vendosin


Mbrëmjen e sotme ka çelur dyert qendra e re e artit, “Turbina”, e cila do të jetë multifunksionale. “Turbina” është ndërtuar në mjedisin e rrënuar të ish-Laboratorit të Hidrologjisë, në Tiranën e Re, pranë gjimnazit “Petro Nini Luarasi”, ndërsa deri në ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar kjo qendër do të jetë vendi ku institucioni do të realizojë projektet e tij. I pranishëm në mbrëmjen e sotme në hapjen e qendrës ishte edhe kryeministri Edi Rama, i cili u shpreh se kjo është një skenë e re për artistët me dy salla optimale. Duke u ndalur te debati për Teatrin e ri Kombëtar, Rama u shpreh se ai do të ndërtohet dhe se nuk u takon artistëve për të vendosur, por qeverisë, që është votuar nga qytetarët.

“Ky është një rast i mirë për të vënë disa pika mbi ‘i’, pasi po ngrihet volumi i vajtimit për të zezën që e gjeti kulturën dhe artin për shkakun tonë. Ne nuk kemi bërë mrekulli, por 571 monumente janë përtej greminës, 20 operacione shpëtimi po zhvillohen aktualisht, ndërsa 67 projekte janë gati për t’u futur në zbatim. Nuk është pak që të kujtohet që pas dekadash pa asnjë ndërtim në fushën e kulturës janë ndërtuar 4 muze të rinj, janë strehuar 3 thesare.

Në 2017 numri i spektatorëve në Teatrin Kombëtar ishte 5 herë më shumë se në 2014. Historinë e një teatri nuk e nderon godina e vjetër, por vlera e protagonistëve. Mjafton të shikosh, teatrin, bibliotekën dhe muzeun, që ende nuk është vënë dorë, pas një braktisje nga shteti, por janë mjaft që gojtoret e baltës të qepen dhe të mos bëjnë zë fare.

A duhet të ruhet ngrehina absurde e Teatrit Kombëtar? Nuk është kjo pyetja e vërtetë dhe nuk ka sens që ky të jetë shqetësimi i aktorëve. Kanë të drejtë që të kërkojnë kushte optimale, por nuk kanë si të marrin të drejtën e vendimmarrjes për ruajtjen e një godine të vjetër apo ndërtimin e një të reje, u takon vendimmarrësve të votuar nga populli që të marrin vendimin në bashkëpunim me specialistët. Godina mund të jetë pjesë e historisë së teatrit dhe mund të mos jetë, në rastin tonë nuk është. Shqipëria nuk e pati kurrë një godinë të denjë teatri. Mbreti Zog e kishte në planet e tij, përballë Piramidës, por nuk pati kohën në dispozicion, regjimi komunist e përfundoi ngrehinën e nisur në 1938 nga italianët.

Në 45 vite regjimi ndërtoi Operan dhe Galerinë dhe teatrin e futi në kompleksin e ndërtuar nga italianët. Shqipëria është i vetmi vend në Europë dhe rajon pa një skenë të denjë të Teatrit të vet Kombëtar. Nuk është pyetja a duhet prishur Teatri Kombëtar, ajo godinë ku sot nuk e bën një festival kombëtar, jo më rajonal, është e degraduar. Pyetja është cfarë duhet bërë për të mbushur ikjet e aktorëve të mëdhenj. Robert Ndrenika është moikani i fundit. Pyetja është se cfarë duhet të bëjmë që t’i përgjigjemi deficiteve, krijuesve dhe interpretuesve të skenës sonë, trashëgimtarët.

Kriza e vërtetë e teatrit sot mes të djeshmes dhe yjeve të saj. Qeveria është gati të ulet për të kuptuar se cfarë mund të bëhet më shumë. Godina e ka mbyllur misionin e saj me kohë dhe me vak. Si mund të ketë sot një regjisor dhe aktor që të mos dojë një teatër të ri dinjtioz. Teatri do të ndërtohet 100% nga privati, shteti do të vendosë në dispozicion truallin, ndërsa në zona pas teatrit do të zhvillohet. Nuk do të prishim mbrëmjen për të komentuar ata bishtat që dalin pas”, deklaroi Edi Rama.

Baby Boo