Hapet jeta e natës, shënohen 94 raste të reja


94 persona janë infektuar në klubet e natës në Seul të Koresë së Jugut. Kjo rritje e numrit të rasteve erdhi pasi qeveria në Korenë e Jugut lehtësoi masat për distancimin social.

Sipas ekspertëve, shembulli i Koresë së Jugut tregon se sa e vështirë është të kontrollosh përhapjen e virusit pas rikthimit në jetën normale. Pas këtij rasti, në Korenë e Jugut është shtyrë sërish hapja e shkollave.

Gjurmimi i rasteve ishte shumë i vështirë për shkak të klubeve që kanë klientë të komunitetit gay. Duke qenë se homoseksualiteti është një fenomen i paragjykuar shumë në Korenë e Jugut, dyshohet se pjesëmarrësit në këto klube kanë dhënë emra ose numra të rremë kur hynin në klube.

Kujtomë që më herët Korea e Jugut shikohej si një shembull ndaj luftës me Covid-19 për shkak të testimeve të shumta të bëra në popullatë.

Baby Boo