Hapen pika të reja të vaksinimit në Tetovë


NË COVID-QENDËR 116 TË HOSPITALIZUAR, BRENDA NJË JAVE 40 VIKTIMA
Për shkak të rritjes së interesimit për të marrë vaksinën anti-covid, autoritetet e shëndetësisë dhe Komuna e Tetovës, kanë hapur pika të reja vaksinimi. Njëra prej tyre është në hapësirat e Muzeut të Tetovës, e cila është në funksion deri në mesnatë. Për qytetarët, në dispozicion janë vaksinat Sinovak dhe Astra Zeneka.

Interesimi I qytetarëve për të marë vaksinë është rritur dukshëm , momentalisht ndodhemi në pikën e vaksinimit tek Muzeu I qytetit të Tetovës pikë kjo që ka kapacitet të vaksinoj deri në 500 persona brenda ditës. Megjithatë brenda dy ditëve të fundit janë dhënë mbi 1.300 doza.
Situata me COVID-19 në Rajonin e Tetovës vijon të jetë e rënduar. Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar dy viktima. Nga Qendra e covidit njoftuan për një ulje të lehtë të numrit të hospitalizimeve. Mbi 100 pacientët e shtruar në këtë qendër janë me oksigjeno-terapi.

MIRANDA PAJAZITI- SPITALI KLINIK TETOVË
“Prej këtyre 116 të hospitalizuar , të gjithë janë të pavaksinuar vëtëm 6 kemi më një dozë vaksinimi, unë apeloj tek gjithë qytetarët të vaksinohen sepse kjo është mënyrë e vetme që të mund të mbrohemi”.
Tetova, pas Shkupit, renditet e dyta në nivel vendi, si qytet më i goditur nga vala e re e COVID-19. Aktualisht janë mbi 2 mijë raste aktive, kurse brenda një jave, si pasojë e komplikimeve nga koronavirusi, jetën e kanë humbur 40 pacientë.

Baby Boo