I dha Shqipërisë trofe të rëndësishëm, nënkampioni i botës në kickboks nuk merr shpërblimin prej 15 vitesh


Sportisti shqiptar Albert Mahmutaj, i cili është shpallur nënkampion bote në kickboks në 2005, nuk ka marrë ende shpërblimin e merituar.

Albert Mahmutaj, nënkampion bote në kickboks ne vitin 2005, prej 15 vitesh nuk ka marrë asnjë shpërblimin nga shteti.

Në kampionatin botëror te kickboksit që u zhvillua në Tokio të Japonisë, ku morën pjesë sportistë nga 80 shtete, ai ishte i vetmi shqiptar që mbrojti ngjyrat e flamurit kuq e zi dhe u vlerësua me medaljen e nënkampionit te botës.

Ndërkohë ne vitin 2003, Alberti ka zënë vendin e tretë ne kampionatin botëror te kickboksit qe u zhvillua ne Greqi. Sipas tij shpërblimi i përcaktuar nga shteti shqiptar ishte 60 milionë lekë te vjetra, të cilat gjithashtu nuk i ka marrë. Ndonëse ka patur disa oferta për te përfaqësuar shtetet fqinje ne sportin e kickboksit, Alberti ka garuar gjithmonë për flamurin kombëtar. Ai ndihet i zhgënjyer pasi kushtet ekonomike familjare të nënkampionit te botës në kickboks janë të vështira.

Nënkampioni i botës kërkon shpërblim nga shteti për kontributin qe ka dhënë në sportin shqiptar ne me shumë se 20 vite.

Baby Boo