Han: Isha shumë i qartë me Mickoskin, Marrëveshja e Prespës duhet të finalizohet


Bisedë e dobishme me liderin e BMRO DPMNE-së Mickoski. Isha i qartë kristal kur thash se ratifikimi i Marrëveshjes nga Prespa duhet të finalizohet shpejt dhe pa pengesa të tjera. E përshëndes angazhimin e tij në mos pengimin e procesit në Kuvend.

Euro integrimeve u nevojitet opozitë lojale, ka shkruar euro komisari Johanes Han në “Tuiter”, pas takimit me liderin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, në kuadër të samitit të Partive Evropiane popullore në Helsinki, përcjell Portalb.mk.

Nga VMRO-DPMNE njoftuan se në takim Mickoski ka theksuar se prioritet strategjik i VMRO-DPMNE-së është anëtarësimi i Maqedonisë në Bashkimin Evropian dhe se në këtë aspekt partia do të vazhdojë të jap kontributin e saj.

Baby Boo