Hamilton, fitues në Gjermani


Piloti i Mercedesit, Lewis Hamilton ka triumfuar në garën për Çmimin e Madh të Gjermanisë, transmeton zeri.info

Britaniku, i cili e filloi garën nga pozita e 14-të, arriti që të bëj një rikthim të jashtëzakonshëm, duke siguruar në fund vendin e parë.

Ishte piloti i Ferrarit, Sebastian Vettel ai që e filloi garën në “Pole-Position”, por pësoi një aksident dhe u përplas në muret mbrojtëse, duke u detyruar kështu që të largohet nga gara.

Hamilton e shfrytëzoi mjaft mirë këtë mundësi duke bërë një garë të jashtëzakonshme dhe duke siguruar triumfin në Gjermani.

Bashkëpiloti i Hamiltonit, Valtteri Bottas e zuri vendin e dytë, kurse në podium arriti të ngjitej edhe piloti i Ferrarit, Kimi Raikkonen./Zëri

Baby Boo