“27 prilli”, vazhdon gjykimi në Gjykatën Penale


Në Gjykatën Penale në Shkup sot në orën 12:00 duhet vazhdojë gjykimi për 33 të akuzuarit për dhunën në Kuvend. Lënda është në fazën e dëshmive ku në seancën e sotme, si propozues të Prokurorisë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion duhet të japin dëshmi deputeti Muhamed Zeqiri dhe kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov.

Për nesër, gjykatësja Dobrilla Kacarska i ftoi të japin dëshmi edhe kryeministrin Zoran Zaev dhe ministrin e Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski si dhe Nilloa Dimitrovin dhe Vesel Memedin. Për seancat e 13 dhe 19 shtatorit janë ftuar deputetë si dëshmitarë.

Ndryshe, në bankën e të akuzuarve për ngjarjet e 27-prillit duhet të ulen: Luben Arnaudov, Sasho Vasilevski, Kërsto Mukoski, Lupço Dimovski, Johan Tarçullovski, Mitko Çavkov, Mitko Peshovski, Dushko Llazarov, Goran Joshevski-Levi, Oliver Popovski, Oliver Radullov, Sashko Markovski, Munir Pepiq, Abdulfeta Alimi, elena Docevska-Bozhinovska, Ivan Cvetanovski, Boris Damovski, Bogdan Ilievski-Bedmen, Vllado Jovanovski, Igor Durllovski, Stefan Mlladenovski, Mihaill Mlladenovski, Zaharie Simovski, Mlladen Dodevski, Jane Çento, Gorançe Angellovski, Igor Jug, Ilija Spasevski, Vllatko Trajkov, Vilijam Mihajllovski, Nikolla Mitrevski-Kolo, Aleksandar Vasilevski-Ninxha dhe Mitre Pitropovski.

Baby Boo