Halil Matoshi emërohet zëvendësministër në Qeverinë Hoti


Analisti dhe ish-gazetari, Halil Matoshi ka marrë një pozitë të re në Qeverinë Hoti, ku do të jetë zëvendësministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, shkruan Gazeta Metro.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi ku janë publikuar emrat e 22 zëvendësministrave të rinj në Qeverinë e Avdullah Hotit.

Matoshi tashmë do të shërbejë si Zëvendësministër i MKRS’së.

Kujtojmë se i njëjti gjatë qeverisjes së kaluar ka qenë këshilltar i ish-Kryeministrit, Ramush Haradinaj.

Baby Boo