Dyshohet se vodhi dy çanta në Vjenë, një grua arrestohet në Kosovë


Një grua është arrestuar në Aeroportin “Adem Jashari” nën dyshimin për vjedhje.

Sipas njoftimit nga Policia, zyrtarët kufitarë të aeroportit kanë identifikuar dhe arrestuar të dyshuarën shqiptare me shtetësi austriake, pasi që njëjta në aeroportin e Vjenës dyshohet se ka marrë dy çanta që nuk ishin pronë e saj.

Pas shkëmbimit të informacioneve dhe fotove të personit me autoritetet Austriake, me të arritur në aeroportin e Prishtinës e dyshuara është identifikuar nga zyrtarët policorë.

Me vendim të prokurorit është iniciuar rasti ndaj të dyshuarës së arrestuar dhe e njëjta është dërguar në mbajtje.

Baby Boo