Halil Kastrati, mund dhe duhet te kritikohet, jo vetem ai, edhe por edhe secili prijes fetar


Zana Avdiu

Ata nuk jane te shenjte, ata jane njerez, sikurse te gjithe ne. Ata nuk dine asgje me shume se ne, dhe nuk kane ndonje grade me te nalte tek Zoti, sesa ne. Ata mund te jene, dhe ne fakt jane te gabueshem, jane te keqinj, genjeshtar, zhvates, e qe shume prej tyre, nga kjo pozite jane bere edhe milionere.

Eshte e dhimbshme, qe kushdo qe e kritikon cilindo prej hoxhollareve (edhe te gjithe prijesve fetare, qofte: prift, sheh apo ckado), menjehere fillojne akuzat, lincimet, sharjet, fyerjet madje edhe kercenimet.

Kjo eshte totalisht gabim, dhe kete e bejne vetem ata qe nuk mendojne me koken e tyre, e qe fatkeqesisht jane shume. Ju duke i mbrojtur me cdo kusht, dhe duke i shenjteruar prijesit fetar, po beni mekat te Zoti, sepse, po i beni edhe nje shok atij. Pra, nese keta hoxhollaret, qe ju po i mbroni me cdo kusht, dhe po i quani te perkryer e te pagabim, e te gjithdijshem, kjo po shnderron ata ne me shume se profet, pra po i ben dicka si Zoti. E kjo eshte mekat!

Halil Kastrati dhe te gjithe hoxhollaret e tjere, e prijesit tjere fetare qofte prift apo sheh, a ckado, duhet te kritikohet, te kontrollohet, e ne qofte se eshte nevoja, edhe te denohet.

Mos e linconi kedo qe ve ne pikepyetje per veprimet e cilitdo prijesi fetar, sepse secili nga ne mund te dije me shume se ata, ani pse nuk e kemi titullin e tyre, apo vendin e punes se tyre.

Edhe profetet jane kritikuar, edhe profetet kane biseduar dhe konsultuar me njerezit rreth tyre. Ata nuk jane sjelle ndryshe, vecse sikur te gjithe njerezit e tjere, kane qene shume modest. Por, ashtu edhe duhej te silleshin, sepse ata ishin njerez, ndonese te zgjedhur. Ne fakt, ata kane qene shume te varfer, nuk kane gezuar nje luks kaq te madh, sikur qe gezojne secili nga prijesit fetare, ketu tek ne.

E kur profetet kane qene kaq modest, kush jane keta prijes fetare, qe pretendojne qe e kane te verteten ne duart e tyre? Pse duhet ndjekur symbyllurazi, dhe te iu bindemi ckado qe ata thone? Kush jane ata qe te sillen sikur te vetmjaftueshem, dhe ju t’i trajtoni si te tille?

Mos i trajtoni si te tille, sepse ata nuk jane te tille. Ata jane vec njerez, qe shume prej tyre e kane keqperdorur poziten e tyre, per perfitime personale. Andaj, edhe mosbesimi ndaj tyre, i nje numri te madh njerezish, nuk eshte i pakuptimte, por shume i drejte.

Ndaloni se lincuari, kedo qe i kritikon keta prijes fetar!

Baby Boo