Kuvendi komunal i Tuzit do te shqyrtoje pas zgjedhjeve lokale ne Podgorice,iniciativen per vendosjen e shtatores se heroit kombetar Gjergj Kastriot Skenderbeut ne sheshin e Tuzit.
Megjithese keshilltaret e Lidhjes Demokratike Shqiptare(LDSH) kerkuan qe kjo iniciative te shqyrtohet menjehere,por kjo nuk ndodhi per shkak te kundershtimeve te keshilltareve te Partise Demokratike te Socialisteve (DPS).
Pas nje pauze te shkurter te kuvendit komunal ,seanca rimori punimet dhe si perfundim u vendos qe kjo kerkese e shqiptareve te shqyrtohet pas zgjedhjeve lokale qe do te mbahen ne maj te ketij viti.
Kete e deklaroi keshilltari i LDSH Ivan Ivanaj, duke argumentuar me tej se Heroi kombetar Gjergj Kastriot Skenderbeu zbukuron sheshet dhe rruget e shume qyteteve europiane, pse mos te vendoset edhe ne Tuz ku shumica e popullsise jane shqiptare.
“Jemi ne vitin 2018, i cili eshte shpallur viti i Skenderbeut,ta ndertojme shtatoren e tij edhe ne Tuz ” ,tha Ivanaj.
“Shtatorja do te financohej nga donacione kryesisht nga Diaspora shqiptare e Amerikes”, shtoi me tej Ivanaj.
Per vendosjen e Shtatores se Skenderbeut u shprehen pro te gjithe keshilltaret e partive shqiptare.
Por kunder propozimit te LDSH doli këshilltari Halil Dukoviq, i cili eshte keshilltar i Partise Demokratike te Socialisteve (DPS), doli kunder ketij propozim dhe e quajti te jashtligjshem.
“Kuvendi Komunal duhet se pari te sjelli nje program per ngritjen e Permendoreve me e Ministrise se Kultures, keshtu nuk eshte e ligjshme” ,tha Dukoviq.