Haki Abazi mbetet jashtë Kuvendit


Ndonëse Lëvizja Vetëvendosje doli fituese e zgjedhjeve të 14 shkurtit, njëra prej figurave qendrore të kësaj partie Haki Abazi duket se nuk gëzon kaq shumë simpati tek votuesit e kësaj partie.

Haki Abazi mund të mbetet jashtë Kuvendit. Ai nuk ka arritur të sigurojë votat e mjaftueshme për tu bërë deputet. Edhe pse Vetëvendosje u rrit gati dyfish, votat e Haki Abazit u tkurrën. Në këto zgjedhje ai ka garuar me numrin 19, kurse në zgjedhjet e 6 tetorit 2019 ishte i radhitur i teti.

Në zgjedhjet e 14 shkurtit, me 81 për qind të votave të numëruara deri tani ka vetëm 5 mijë e 15 vota. Kurse në zgjedhjet e kaluara ai kishte marrë 15 mijë e 896.
Nga burime në Qendrën e Numërimit dhe Rinumërimit mëson se ai aktualisht është i 63 me radhë nga lista e Vetëvendosjes pa kriter gjinie.
Këtu nuk përfshihen vendvotimet që janë në rinumërim

Baby Boo