Ja çfarë thotë qeveria për ata që hapin panik për naftën (VIDEO)


Gjatë ditës së djeshme u krijua panik për mungesa të karburanteve dhe rritje të çmimit të derivateve të naftës. Nëpër pompat e benzinave u krijuan radhe të gjata dhe kaos. Kryetari i Komisionit Rregullativ të Energjetikës, Marko Bislimovski tha se nuk ka mungesë të derivative të naftës dhe ka rezerva të mjaftueshme.

Marko Bislimovski, kryetar I KRRE-së
“Gjatë ditës së djeshme u krijuan kolona në pompat e benzinës në Maqedoni dhe kjo në bazë të spekulimeve se çmimi i derivateve të naftës do të rritet deri në 150 denarë javën e ardhshme. Derivate ka, rregullisht furnizohemi dhe furnizimi është pa probleme. Ajo që më shqetëson është fakti se disa pompa benzine kanë shitur benzinë vetëm për 500 denarë në mënyrë që të kursejnë rezerva dhe ta shesin më shtrenjtë”

Ai theksoi se pompat e benzinës nuk kanë të drejtë të kufizojnë, dhe se për këtë rast do të njoftohet edhe Prokuroria. Edhe Qeveria apeloi të mos krijohen kolona para pompave të benzinave sepse ka mjaftueshëm derivate të naftës. Nga atje bëjnë thirrje te një pjesë e tregtarëve me pakicë me derivate të naftës të mos e kufizojnë sasinë, respektivisht shumën deri ku e shesin lëndën djegëse që futet në automjete.

Qeveria
“Republika e Maqedonisë së Veriut ka sasi të kënaqshme të produkteve ushqimore dhe të derivateve të naftës në mallrat rezervë. Qytetarët nuk duhet të shqetësohen, derivate të naftës ka në shtet, tregtarët rregullisht furnizohen me lëndë djegëse në përputhje me kërkesën”

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi gjithashtu tha se nuk ka nevojë që të bëhet panik, sepse nuk ka krizë për derivate të naftës, pasi siç tha panika e krijuar tek qytetarët mund të shkaktojë dëme dhe çekuilibër në treg.

Kreshnik Bekteshi, Ministër i Ekonomisë
“Nuk ka krizë për furnizimin me naftë dhe derivatet e naftës. Ka rezerva të mjaftueshme si te tregtarët e derivateve ashtu edhe në rezervat e mallrave shtetërore. Të mos bëhet panik te qytetarët se do të ketë kufizime për naftën dhe derivatet e naftës”

Inspektoriati Shtetëror I Tregut mbrëmë ka qëndruar në terren, pas pranimit të një numri të madh të ankesave nga konsumatorët se pompat e benzinës kanë kufizuar sasinë e derivative të naftës, me të cilën mund të furnizohen shoferët. Por, ajo çfarë është konstatuar nga Inspektoriat, është se nuk ka një kufizim të tillë. Inspektroiati do të vazhdojë edhe më tej të qëndrojë në terren për kryerjen e inspektimeve për ndonjë manipulimi të mundshëm.

Baby Boo