Hahn ftoi qytetarët e Maqedonisë të dalin në referendum


Në Shkup unë kam kaluar shumë net, ndonjëherë pa gjumë, ndërsa sot mund të paralajmëroj lajme të mira shtesë për perspektivën evropiane për vendin tuaj, tha eurokomisari për Zgjerim, Johanes han i cili qëndron për vizitë njëditore në Shkup. Ai i ftoi qytetarët të dalin për votim në referendum, dhe në të, siç tha në konferencën e Përbashkët me Zoran Zaev, të tregojnë pjekur.

“Dua t’ju uroj për ftesën që e keni marrë javën e kaluar për fillim të negociatave me NATO-n. Qytetarët do të kenë siguri më të lartë dhe siguri. Populli këtu ka treguar qëndrueshmëri dhe shërbimet si shembull për gjithë rajonin, që duhet t’i inkurajojë vendet që kanë probleme bilaterale, t’i zgjidhin”, tha mes tjerash Han.

Nga ana tjetër, kryeministri Zoran Zaev njoftoi se për shef të delegacionit dhe negociator kryesor është emëruar Bujar Osmani, i cili është zëvendëskryeministër për Çështje evropiane. Zëvendës i tij do të jetë këshilltari i veçantë për integrime evropiane në kabinetin e Zoran Zaev, Bojan Mariçiq.

Zaev gjithashtu tha se do të kërkojë takim liderësh me liderin e opozitës, Hristian Mickoski, me qëllim që, siç tha, të përshpejtohen proceset në prag të referendumit për emrin që duhet të mbahet në vjeshtë.

“Kam informata se shefi i opozitës Hristian Mickoski do të udhëtojë të enjten pas dite, sot do të kemi konsultime për takim liderësh i cili me siguri do të mbahet të mërkurën që t’i përshpejtojmë proceset për referendumin”, deklaroi sot Zaev në konferencën e përbashkët për media me eurokomisarin për Zgjerim, Johanes Han./Portalb