Zaevi: BDI dhe VMRO do të jenë në opozitë


Kreu i LSDM-së Zoran Zaev nga Çairi e ka akuzuar VMRO-DPMNE-në dhe BDI-në për nxitjen e nacionalizmit. Zaev tha se koha e nacionalizmit ka përfunduar në periudhën e Gruevskit. Ai shtoi se patriot të vërtetë për popullin janë ata që punojnë për rritjen e standardit të qytetarëve.

Patriot është ai që rrit standardin ekonomik dhe gjithë ekonominë, patriot është ai që për dy vite e gjysmë hapi 64 mijë vende pune, dha 300% ndihmë sociale më të madhe për më të varfëritë, e vendosi pensionin shtetëror social, zgjodhi problemin e 12 mijë punëtorëve të falimentuar, patriot është ai që kishte guximin të heqë kuotat për ilaçet, të rrisë për 40% pagën e mjekëve specialist që të rrinë këtu- tha Zaevi.

Baby Boo