Hadi Osmani
I nderuar minister
E kuptoj se paralelisht me fushaten per referendum kjo hapsire mund te shfrytezohet edhe per fushate partiake, por nuk me pelqen kur kjo behet ne shpine te dikujt. Sidoqofte jemi nga e njejta komune dhe s’na ngelet hatri shume. Por megjithate ndjej pergjegjesi te te jap nje pergjigje miqesore. Do te filloj nga motoja e kesaj fushate dhe ketij momenti historik “Bashke per Maqedoni evropiane”. Si nga vete motoja ashtu edhe nga koalicioni eshte mese e qarte qe jemi BASHKE te gjithe ne qe duam Maqedoni evropiane. Pse mund te jemi bashke ne nje koalicion e nuk mundemi te jemi ne nje parti? Koalicioni qeveritar ku ju jeni minister dhe une mburrem me ju, perbehet nga LSDM dhe BDI, nga shqiptare e maqedon. Pse mund te kemi nje Qeveri e smund te kemi nje parti te perbashket? I nderuar minister, ne po punojme BASHKE te ndertojme nje Maqedoni, shtet dhe shoqeri te perbashket per te giithe. Pse mund te kemi shtet te perbashket dhe nuk mund te kemi parti te perbashket? Qofte le te jete ky edhe nje eksperiment, qofte edhe sikur te digjemi ne dhe neser te vijne kohe me te mira dhe partite e tilla le te jene me te suksesshme, une jam i gatshem te behem kurban i nje te ardhme me te mire dhe me te perbashket, per shtet, parti dhe shoqeri te perbashket. I nderuar minister, te kujtojme bashke se ishte LSDM dhe shqiptaret e LSDM-se ata qe i dhane fund nje diktature nga e cila keni vuajtur edhe ju si partner koalicioni, por edhe gjithe shqiptaret ne Maqedoni. Sot jemi te lire edhe ne si popull edhe ju si politikane dhe lirshem po beni politike. Une vertete dhe sinqerisht i gezohem ketij suksesi. Te ftoj nje dite te pie dhe nga nje kafe e ta festojme e thellojme edhe me shume kete te mire te perbashket qe e kemi filluar BASHKE.