Hadi Osmani i LSDM-së godet Artan Grubin:Mos harro se kur ishe ti ne koalicion me Gruevskin dhe Jankullovsken shqiptaret vriteshin ne aksione policore


Pasi reagoi Artan Grubi për aksionin në Luboten ku kritikoi partinë më të madhe në pushtet LSDM-në , me një postim në Facebook Hadi Osmani pjesëtar i LSDM-së i është përgjigjur ashpër Grubit:

Në Facebook ai shkruan:

“Artan me kesi lloj kerkesa mund te paraqitesh vetem nese jep dorëheqje nga posti i deputetit të nje partie ne pushtet. Deri sa je i perkedhelur i gjitha pushteteve nuk te ka hije te manipulosh ne kete menyr me banoret e Lubotenit. Mos harro se kur ishe ti ne koalicion me Gruevskin dhe Jankullovsken shqiptaret vriteshin ne aksione policore. Un do bisedoj me kompetentet dhe te siguroj se nese ka pasur tejkalim te kompetencave do te kete edhe pergjegjesi. Ti nuk ke te drejte te reagosh. Sa me shum te heshtish ti, aq ma mir per banoret e Lubotenit”.

Baby Boo