Habibe Duraki kandidate për asembleiste të Komunës së Evereit në Belgjikë


Kjo 30 vjeçare nga Haraçina e Shkupit Habibe Duraki, e vetmja femër shqiptare kandidate për asambleiste në Komunën e Evere-it në Belgjikë.

Habibe Duraki kandidon për asembleiste të kësaj Komune me Partinë Socialiste të Belgjikës në zgjedhjet komunale të 14 tetorit të cilat do të mbahen në Belgjikë.

Zonja Duraki është e lindur në Shkup, e rritur në Belgjikë, ajo shndërriti çdo kund ku ajo punoi e veproi për të ndihmuar të tjerët por, sidomos për të promovuar kulturen shqipëtare!

Komuniteti shqiptar në Belgjikë atë e njohin si një atdhetare e jashtzakonshme, e rritur në një familje me tradita kombëtare.

Duraku ka kryer masterin në universitetin më të madhë të Belgjikës “Université Libre de Bruxelles » për kriminologji.

Që në moshë të re, ajo ka ndihmuar komunitetin shqiptar për çdo procedurë administrative dhe këshilla në lidhje me të drejtat e tyre.

Në vitin 1998-1999 babai i saj ishte i angazhuar në kryqin e kuq të Namur-it, dhe ajo së bashku me të atin, kanë ndihmuar një numër të madh të refugjatëve të asaj dekade, duke  u përkthyer dhe mbledhur ndihma për ta, vullnetarisht.

Në vitin 2014 ajo së bashku me Amet Gjanaj, deputet shqiptar në Parlamentin e Brukselit, ka organizuar protesta para Parlamentit Europian për rastin «Monstra » dhe ka qenë aktive në çdo protest për t’i mbrojtur çeshtjet tona atdhetare.

Duraki apelon deri te komuniteti shqiptar në Belgjikë që me 14 tetor t’i japin mbështetje masovike kandidaturës së saj si asembleiste e Komunës së Evereit në Belgjikë.

Baby Boo