Nga hapja e kopshteve janë paraqitur dy raste pozitive me Kovid-19 tek të punësuarit


Nga fillimi i hapjes së kopshteve në vend janë paraqitur dy raste të të punësuarve pozitivë me KOVID-19. Në njërin rast bëhet fjalë për të punësuar në kopshtin “Majski Cvet”-Manastir, ndërsa rasti tjetër në kopshtin “Rade Jovçevski-Korçagin” në Shkup.

“Në rastin e parë, bëhet fjalë për objektin ‘Koca Vasilevska’ pranë kopshtit ‘Majski Cvet’-manastir, ku nga ana e Komisionit për sëmundje infektive është realizuar kontakt me prindërit e fëmijës dhe janë izoluar vetëm fëmijët nga ai grup. Në pajtim me vlerësimet e tyre, nuk ka rrezik për grupet tjera nga objekti dhe ata mund të vazhdojnë me punë dhe pranimin e fëmijëve. Me këtë rast, në pajtim me udhëzimet e Komisionit, në izolim shtëpiak janë edhe pesë të punësuar të tjerë në kopshtin e njëjtë deri 15 shtator, që nga kontakti i fundit me të punësuaren e infektuar në kopsht”, informojnë nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.

Lidhur me këtë kopsht, potencojnë nga Ministria, merren të gjitha masat për dezinfektimin e objektit dhe hapësirës në kopsht.

“Rasti i dytë, bëhet fjalë për një të punësuar në kopshtin ‘Rade Jovçevski-Korçagin’ e cila nga 9 shtatori nuk është në vendin e punës dhe nuk ka kontakt me pranimin e fëmijëve në periudhën kur kopshtet filluan me punë, pranim dhe kujdes të fëmijëve. Në pajtim me rekomandimin e epidemiologëve, ku është paraqitur rasti, nëse deri të dielën 13 shtator nuk paraqiten punëtorë me simptoma objekti mund të vazhdojë të punojë normal nga e hëna”, thonë nga MPPS.

Në pajtim me Protokollin për aktivitete në institucionet për kujdesin dhe edukimin e fëmijëve, pas ndërprerjes së kohëzgjatjes së gjendjes së jashtëzakonshme, hapësirat në institucion po dezinfektohen çdo ditë nga disa herë. Nga kopshti informojnë se deri sot nuk kanë paraqitur ndonjë të punësuar tjetër nga objekti i njëjtë me simptoma të virusit Kovid-19.

Baby Boo