Gucati në Tribunalin Special: S’kanë pasur nevojë të më arrestojnë, do të kisha ardhur vetë


Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është paraqitur në seancën e parë gjyqësore në Tribunalin Special. Gjykatësi Nicolas Guilloi ka treguar se kishte lëshuar urdhërarrest ndaj Gucatit për akuzat që më pas i lexoi. Ai tregoi se Gucati paraprakisht ka paraqitur 4 kërkesa në Dhomat e Specializuara të cilat tha se do të trajtohen.

Gucati tha se ai dhe familja e tij nuk kanë qenë të informuar paraprakisht se do të arrestohej ndërsa tha se do të paraqitej vetë në Dhomat e Specializuara po t’i dërgohej një ftesë.
“Nuk jam informuar për arrestimin deri kur ka ardhur Policia e EULEX’it në zyrën time…Kanë mundur të më ftojnë mua apo familjen time. Nuk kanë pasur nevojë të hyjnë në atë formë. Do të isha dorëzuar” tha Gucati

Më parë ai konfirmoi se fletarresti i është kumtuar në ditën e arr*estimit.
“Fletarresti më është komentuar në ditën e arrestimit” pohoi Gucati. Paraprakisht, ai ka kërkuar që të mos i bëhen fotografi ku duken pjesëtarët e sigurimit përreth tij ndërsa në përgjigje, ka konfirmuar se ditën e arr*estimit i është prezantuar fletarresti i lëshuar nga Dhomat e Specializuara.

Gucati ishte arr*estuar të premten e kaluar në zyrën e tij në OVL të UÇK-së në Prishtinë për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë përkatësisht për frikësim të dëshmitarëve hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurë.

Baby Boo