Drekë në nder të Piperos/ Reagon mjeku: Anulojeni, paratë të orientohen për njerëzit në nevojë


Mjeku i njohur i cili prej fillimit të pandemisë është përballur me Covid-19, Pëllumb Pipero ka reaguar në lidhje me drekën që pritet të organizojë Bashkia e Skraparit për të.

Ai ka thënë se do të ishte nder nëse kjo do të anulohej në respekt të pademisë.

“Do ta konsideroja një nder po aq te madh, qe ne respekt te situates dreka te anullohet dhe ajo shume sado modeste qofte te orjentohet per nevoja te tjera te Bashkise dhe qytetareve te Skraparit, ndoshta ne ndihme te familjve ne nevoje!” shkruan Pipero.

Kujtojmë se Bashkia Skrapar i ka akorduar titullin “Qytetar Nderi” Pëllumb Pipero, i cili pati një rol të rëndësishëm gjatë pandemisë së Covid 19. Titulli i është dhënë më 28 maj 2020, me propozim të Kryetarit të Bashkisë Skrapar, Adriatik Mema. Motivacioni: “Për veprimtari të shquar profesionale dhe akademike gjatë gjithë karrierës së tij në fushën e mjekësisë, veçanërisht në atë të sëmundjeve infektive, si dhe për kontributin e çmuar profesional dhe publik në përballimin e situatës së pandemisë, shkaktuar nga COVID-19”.

Reagimi i Piperos:

Sapo dola nga studio televizive e EuroNeës Albania, ku gazetarja dhe patriotja ime Ilva Tare, me pyeti midis te tjerave edhe se “si po e perjeton famen”, natyrshem “fama” ime i perket çdo bluze te bardhe, i thashe,por paska edhe “ca kusure”.

Keshilli Bashkiak i Skraparit me ka akorduar Titullin “Qytetar Nderi” qe eshte nderi me i madh qe mund te me beje vendlindja ime dhe per te cilin do ti jem gjithe jeten mirenjohes, qytetareve, Keshillit Bashkiak dhe Kryetarit te Bashkise se Skraparit. Dhe “kusuri” eshte lajmi qe po lexoj ne te gjitha portalet se Bashkia ka vendosur te organizoje dhe nje dreke ne cermonine qe do te organizohet me kete rast!

Do ta konsideroja nje nder po aq te madh, qe ne respekt te situates dreka te anullohet dhe ajo shume sado modeste qofte te orjentohet per nevoja te tjera te Bashkise dhe qytetareve te Skraparit, ndoshta ne ndihme te familjve ne nevoje!

Duke ju falenderuar edhe nje here, ju premtoj se do punoj gjithe jeten time me perkushtim profesional e pergjegjesi qytetare, per ta merituar Titullin e Qytetarit te Nderit te Vendlindjes time!
Me mirenjohje!
Pellumb Pipero

Baby Boo