Gucati: Kam të drejtën e lirisë së shprehjes e mendimit, do ta mbrojë UÇK’në gjithmonë


Kryetari i OVL-UÇK’së, Hysni Gucati ka deklaruar se ai është i pafajshëm dhe ka të drejtën e lirisë së shprehjes dhe mendimit. Gucati ka deklaruar se ai dhe bashkëluftëare e tij kanë mbrojtur pragun e shtëpisë dhe për atë u plagos nga kriminelët serbë me 3 qershor të 1999.

Ai ka thënë para Speciales se ka të drejtën dhe lirisë së shprehjes së mendimeve të tija, pasi ai po akuzohet se për zbulim të dëshmitarëve nga Tribunali. Tutje Gucati deklaroi se do vazhdojë t’i mbrojë vlerat e kombit shqiptar dhe UÇK’së.

“Unë Hysni Gucati dhe bashkëluftëtarët e mi kemi mbrojtur pragun e shtëpisë dhe atdheun tonë dhe si pasojë unë jam plagosur me 3 qershor të 1999 dhe sot jam invalidë i luftës së UÇK’së, ne nuk kemi pushtuar Serbinë, ne jemi të pafajshëm, unë kam të drejtën e lirisë dhe shprehje dhe të drejtën e shprehjes së mendimeve të mija, është drejt e imja që në mënyrë të ligjshme të mbroj vlerat e kombit shqiptar dhe UÇK’së dhe do vazhdoj t’i mbroj këto vlera deri në fund”, tha Gucati, transmeton Gazeta Metro.

Gucati deklaroi se ndjehet i pafajshëm me të gjithat pikat që ju kanë veshura nga aktakuza e Gjykatës Speciale. “I nderuar gjyqtar të gjitha pikat që u lexuan deri në fund e ndiej vetën i pafajshëm dhe plotësisht i pafajshëm”, tha Gucati. Ndryshe, Specialja caktoi konferencën e radhës të mbahet të premten pasdite në lidhje direkte-online pa prezencë fizike.

Baby Boo