24 raste të reja me koronavirus, 1 nga Tetova


Gjatë 24 orëve të fundit janë rregjistruar 24 raste të reja me koronavirus në Maqedoni.

Sipas qyteteve në Shkup 15 raste, Kumanovë 4, Dibër 2, Tetovë1, Ohër 1 dhe Shtip 1.

Me këtë numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostifikuar me Covid 19 deri më sot (e enjte 26 maars) është 201 persona.

Sipas vendbanimeve, raste me Covid -19 deri më tani në Maqedoni janë regjistruar në: Shkup 123, Dibër 43, dy prej tyre kanë nderuar jetë Kumanovë 15, njëri ka ndërruar jetë Shtip 8 Veles 3 Ohër 3 Kavadar 2 Prilep 2 Gostivar 1 Tetovë 1.

Nga Klinika për sëmundje infektive janë shlyer dy pacientë të cilët në dy testet kontrolluese për Covid – 19 kanë rezultuar negativ. Pacientët janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe janë lëshuar për kurim shtëpiak.

Me këtë numri i personave të shëruar nga ky virus në vend arrin në 3 pacientë. Ndërkohë që po aq (3) kanë ndërruar jetë./Alsat

Baby Boo