Grupet e margjinalizuara, problem me ndihmat sociale!


Kanë problem me ndihmat sociale. Romët dhe të gjitha pakicat në vend kanë vështirësi dhe thyerje të të drejtave juridike sa i përket ndihmës sociale. Nëse ata kanë pranuar të holla përmes transfreve të shpejta, atyre u ndërpritet ndihma sociale në para. Merima Destanova ndërmjetsuese juridike, thotë që gjatë punës së saj ka hasur shumë në këto padrejtësi, siç i quan ajo. Këtë ankesë organizata joqeveritare e ka shpallur në gazetë zyrtare, me çka kanë arritur që paratë të cilat nuk i kanë pranuar periudhë të caktuar, t’i kthehen qytetarëve. Transferi i shpejtë nuk konsiderohet si e ardhur, shpjegon Destanova.

“Ka pasur shumë njerëz, të cilëve u është ndërprerë ndihma sociale në para. Jo vetëm në Shkup por edhe nëpër qytete tjera të Maqedonisë. Përmes sektorit joqeveritar kemi arritur që ligji të shpallet në gazetën zyrtare, nuk më kujtohet saktë sipas cilit ligj për mbrojtje sociale, por kemi arritur epilog pozitiv, me çka paratë u janë refonduara”, tha Merima Destanova.

Problemet e grupeve të margjinalizuara variojnë thotë avokatja për të drejtat e njeriut Simonoviq.

Sipas saj ata hasin në probleme të mbrojtjes sociale, mbrojtjes shëndetësore, në proceset arsimore, ndërprerje të ujit, energjisë elektrike dhe probleme me legalizimin.

“Këta njerëz nuk janë të pranuar si duhet në shoqërinë tonë, ka paragjykime dhe stigmatizime në lidhje me mënyrën e jetesës së tyre dhe punës së tyre. Nga këto shkaqe shpesh edhe institucionet i thyejnë të drejtat e tyre”, u shpreh Hajdi Shterova Simonoviq, avokate.

Po në këtë temë për përforcimin e të drejtave juridike të grupeve të margjinalizuara, u organizua konferencë dyditore. Koordinatorja e programit tha se çdo i dyti qytetarë nga e gjithë shoqëria has në probleme sa i përket të drejtave. Nga hulumtimet, Dimçevska shpjegon që qytetarët që u përkasin komuniteteve të ndryshme nuk janë të vetëijshëm që po thehen të drejtat e tyre. Ajo tha se “Fondacioni shoqëri e hapur” po krijon politika për ndihmë falas të të drejtave juridike të grupeve të margjinalizuara. “Qytetarët ndeshen me thyerje të të drejtave dhe nuk janë të vetëdijshëm. Ata nuk janë të njohur edhe me atë se ku të drejtohen për zgjidhjen e problemeve. Fondacioni do të vazhdojë të kontribojë që të gjitha këto modele të ndihmës juridike të pranohen nga shteti dhe organizatat. Përmes bashkëpunimit të sigurohet ndihmë juridike cilësore për qytetarët”, tha Kristina Vasilevska Dimçevska, koordinatore e programit.

Qëllimi i konferencës ishte që pjestarët e grupeve të margjinalizuara të aftësohen dhe vetë të reagojnë, për të mos u varur më nga organizatat dhe qarqet e tjera që ofrojnë ndihmë.

Përgatiti: Almedina Ismajli

Baby Boo