Gruevski zgjodhi të heshtë në pyetjet e gazetarëve


Ish-kryeministri i dënuar, azilanti Nikolla Gruevski ka refuzuar të përgjigjet në pyetjet e gazetarëve sot në gjykatën e Hungarisë. Gruevski sot doli para Gjykatës hungareze për shkak të kërkesës së Maqedonisë së Veriut për ekstradimin e tij

Gruevski gjatë gjithë kohës ka zgjedhur të heshtë dhe nuk iu është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve. Ai nuk u përgjigj edhe në pyetjen se nga kush financohet në Hungari dhe nëse merr fonde nga buxheti hungarez.

Ai u soll në gjyq në pranga dhe i shoqëruar nga disa burra në veshje civile, të cilët duhet të jenë policë.

Gruevski doli nga gjykata përmes një hyrje anësore, ndërsa jashtë po e priste një automjet i blinduar.

Ndryshe, gjykata hungareze ka refuzuar kërkesën për ekstradim, me arsyetimin se Gruevskit tashmë i është ndarë azil nga shteti hungarez.

Baby Boo