GRUEVSKI VETËM KA FJETUR NË SHTËPI, SOT PËRSËRI DUHET TË PARAQITET NË SEANCË GJYQËSORE


Ish kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, dhe ish ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska dhe ish ndihmës ministri i MPB-së, Gjoko Popovski sot përsëri do të ulen në bankën e të akuzuarve për rastin “Tank” të Prokurorisë Publike Speciale që ka të bëjë me furnizimin e “mercedesit luksoz” me vlerë 600.000 eurove.

Seanca e djeshme ka zgjetur rreth 11 orë, nga ora 10 e 30 deri në orën 22:00, kurse janë dëgjuar bisedat e përgjuara si dëshmi në procedurë.

Më parë dje janë hedhur kërkesat e mbrojtjes që “bombat” të mos lëshohen në seancë dhe për përjashtimin e kryetarit të Gjykatës Penale, Ivan Xholev dhe të Këshillit gjyqësor. PPS-ja këtë e vlerësoi se përpjekje që të shtyhet procedura, ndërsa  Gruevski deklaroi se refuzimi i përjashtimit të gjykatësve është dëshmi se e gjithë ky proces është politik, e jo juridik.

Por për sot janë paraparë  në Gjykatën Penale që të mbahet seanca për lëndën “Total”, në të cilën i akuzuar është gazetari, Dragan Pavlloviq-Llatas për dyshimin se ka bërë evazion fiskal. Dy seancat e më hershme ishin anuluar sepse nuk kishte qenë prezent Llatasi, për shkaqe shëndetësore dhe shkaqe familjare.

Sipas akuzës të PPS-së, i dyshuari ka dërguar  dëshmi të rrejshme në lidhje me pagesat e fakturave dhe taksave. Me çka, si person juridik ka bërë evazion fiskal me shumë 7.466.981 denarë ose 121.414 euro, ndërsa si person fizik ka bërë evazion fiskal me shumën prej 3 3.876.471 denarë ose 63.032 euro.

Por për këtë rast seanca gjyqësore është shtyrë për më 14 maj, për arsyet e njejta sepse nuk mori pjesë Dragan-Pavlloviq-Llatas.

Ndërsa gjithashtu seancë e re gjyqësore duhet që të mbahet edhe për lëndën “Tarifa”. Prokuroria Publike  Speciale për këtë rast ka të dyshuar tre persona, për shkak dyshimit se kanë bërë keq përdorim të detyrës zyrtare për procedurën e blerjes së softuerave – ERP Sistem për nevojat e SHA Elem.

Baby Boo