Grubi vizitoi Likovën: “Qeveria mbështet në vazhdimësi realizimin e projekteve në komunat e vendit”


Zëvendës kryetari i parë i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi së bashku me ministrat Bujar Osmani dhe Jeton Shaqiri, janë mirëpritur sot nga kryetari i komunës së Likovës, Erkan Arifi dhe deputetët e kësaj zone, Arbër Ademi dhe Berat Dehari, për të mbikëqyrur nga afër realizimin e projekteve të rëndësishme infrastrukturore për banorët e kësaj zone që kanë pasur mbështetjen e Qeverisë.

Vizitën e tyre në komunën e Likovës e filluan në fshatin Hotël, ku u mbikëqyr nga afër procesi i përfunduar i asfaltimit të rrugës lokale të këtij fshati në gjatësi prej 2 kilometrave, investim ky që ka arritur vlerën prej 190.000 euro të siguruara nga Byroja për viset e pazhvilluara dhe Komuna e Likovës.

Një tjetër projekt që sot shënoi rrugën e realizimit është edhe “Rekonstruimi i rrugës lokale nga varrezat e fshatit Likovë në drejtim të restoranit “Freskia”.  Mjetet për realizimin e tij në vlerë prej 795.000 euro janë siguruar nga Banka Botërore përmes Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve. Projekti do të përfshijë rregullimin e rrjetit atmosferik, trotuareve, ndriçimit publik, ndërtimin e murit mbrojtës dhe asfaltimin e tërësishëm të rrugës.

Zëvendëskryeministri i parë Grubi përgëzoi kreun e komunës së Likovës dhe stafin e tij për angazhimin në shërbim efikas të nevojave të banorëve, uroi vazhdimësi progresive të bashkëpunimit të komunës me Qeverinë drejt qëllimit programor për realizimin e projekteve të jetës cilësore.

Baby Boo