Grubi takohet me Sekretaren e përgjithshme të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal Majlinda Bregun


Zv kryeministri i parë dhe ministri për Sistem Politik Artan Grubi sot pati takim pune me Sekretaren e përgjithshme të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal Majlinda Bregun ku temë diskutimi ishin proceset jetike për të ardhmen e sigurtë, progresive dhe europiane të rajonit , gjithashtu theks të veçantë në këtë takim ka pasur edhe zgjidhja e të gjitha kontesteve bilaterale për të ruajtur stabilitetin rajonal, me theks të veçantë epilogun e suksesshëm të dialogut me Bullgarinë fqinje.

Proceset jetike për të ardhmen e sigurtë, progresive dhe europiane të rajonit kanë gjithmonë në dispozicion përkrahjen dhe ndërmjetësimin konstruktiv të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, gjë për të cilën i shpreha mirënjohjen time Majlinda Bregut, Sekretares së përgjithshme të kësaj organizate të rëndësishme.

Bashkëbiseduam mbi nevojën imediate të zgjidhjes së të gjitha kontesteve bilaterale për të ruajtur stabilitetin rajonal, me theks të veçantë epilogun e suksesshëm të dialogut tonë me Bullgarinë fqinje, për projektet si: Korridori 8, Rruga e Arbërit, autostrada Shkup – Bllacë – Prishtinë, rruga Tetovë – Prizren, One Stop Shop vendkalimet e përbashkëta kufitare etj., që determinojnë një dimension më efikas të bashkëpunimit ekonomik, një rajon pa kufinj dhe me qëllime të njejta progresive, ka shkruar Grubi.

Baby Boo