Grubi: Qytetarët mbështesin politikat e Qeverisë, këtë e dëshmoi Shtipi dhe Pllasnica


Zgjedhjet e djeshme në Shtip dhe Pllasnicë sipas zv/ kryeministrit të parë Artan Grubi janë dëshmuesi më i mirë se qytetarët mbështesin politikat e kësaj qeverie dhe jo bojkotin dhe bllokadat e opozitës.
“Bojkotimi i seancave të Kuvendit dhe bllokimi i rrugëve nuk kalon dhe nuk ka mbështetje nga qytetarët, andaj e ftojmë opozitën që të pranojnë dorën tonë të shtrirë për konstruktivitet dhe prosperitet të vendit tonë”, deklaroi Artan Grubi, zv. Kryeministër.

“I hapëm kufijtë u dakorduam për mbledhje të përbashkët me Qeverinë e Kosovës. Përfunduam shpronësimin dhe punimet rreth autostradës Shkup-Bllacë po vazhdojnë, përfundoi rikonstruimi i Teatrit Shqiptar”, tha Grubi në fjalimin e tij lidhur me 100 ditshin e Qeverisë.

Baby Boo