Grubi nga Prishtina: Decentralizimi ngërthen idealet e barazisë


Grubi: Procesi i decentralizimit ngërthen idealet e barazisë, mirëkuptimit, tolerancës dhe kohezionit shoqëror

PZëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi sot ka marrë pjesë në konferencën “Forumi i Qeverisjes Lokale në Ballkanin Perendimorë” organizuar në Prishtinë nga ana e Institutit kosovar për Qeverisje lokale (KLGI), derisa pjesëmarës në këtë konferencë ishin edhe Zëvendëskryeministri i parë i Republikës së Kosovës z. Besnik Bislimi, zëvendëskryeministri i Republikës së Shqipërisë z. Arben Ahmetaj, ministra dhe përfaqësues diplomatik.

Në vazhdim ju sjellim fjalimin e plotë të Zëvendëskryeministrit të parë, Grubi:

Është kënaqësi të jem sot në mesin tuaj këtu në Prishtinë, për të trajtuar së bashku një temë të rëndësishme që determinon zhvillimin ekonomik të vendeve tona, segmentin e vetëqeverisjes lokale dhe dinamikën e zbatimit të reformave për decentralizimin e njësive të saj.
Për ne shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, zbatimi i procesit të decentralizimit të komunave, nuk është trajtuar thjesht vetëm si një proces i rëndomtë shoqëror ose institucional, por më tepër si një mision më i gjerë shoqëror, që në thelb ngërthen idealet e barazisë, mirëkuptimit, tolerancës dhe kohezionit shoqëror, ku përveç funksionalitetit të modelit të zgjedhur, kurorë e decentralizmit është mbi të gjitha jetësimi i të drejtave tona të natyrshme në vendin më me larmi etnike e kulturore.

Maqedonia e Veriut, në këtë rrugëtim të gjatë më shumë se tri dekada, ka kaluar nëpër modele të shtrirjes dhe tendencave të ndryshme të pushteteve, apo më saktë të raporteve midis pushtetit qendror dhe qeverisjes lokale.

Baby Boo