Grubi: Nga debatet BDI del gjithnjë e më e fortë


Zëvendëskryeministri i parë njëherazi dhe shefi i kabinetit të Ali Ahmetit, Artan Grubi ka folur në emisionin debativ “Click Plus” për shumë çështje aktuale në parti. I pyetur se a mundet “Grupi i Zjarrit” të bëj shkarkime brenda partiake. Grubi tha se për këto çështje vëndos lideri Ahmeti.

“Nga debatet BDI del gjithnjë e më e fortë. Nuk planifikojmë zgjedhje të parakohshme paralamentare e as ndryshime sepse na pret ndryshimi i kushtetutës, skriningu, korridori 8 që janë projekte jetike. Kanë nisur dhe duhet të përfundojnë brenda afatit të këtij mandati. Po e theksoj se nuk ka grup zjarri në BDI!”, tha Grubi.

Baby Boo