Vrau tre gra, Dan Hutra dyshohet se është i përfshirë edhe në ngjarje të tjera të rënda


Dan Hutra, i cili vrau tre gra dhe plagosi tre të tjera në mars të vitit 2023, dyshohet se është i përfshirë edhe në ngjarje të tjera kriminale.

Sipas BW, Hutra është marrë në pyetje nga një grup prokurorësh dhe oficerë të OPGJ-së të Policisë së Tiranës, por nuk ka qenë bashkëpunues me policinë dhe nuk ka pranuar përfshirjen e tij.

Dan Hutra është një person me rekorde kriminale në familje, teksa në vitin 2007 ai rezulton se kishte vrarë me thikë, bashkëshorten e tij të parë, ngjarje e ndodhur në Kukës.

Ndërkohë në muajin mars të 2023 ekzekutoi në oborrin e ish-bashkëjetueses së tij, Elena Hysa, motrën e kësaj të fundit, Mevlute Hysa, 30 vjeç dhe të fejuarën e vëllait të saj, Hasime Dafku.

Baby Boo