Grubi në parkun e Gazi Babës luan basketboll (FOTO)


Zëvendës Kryeministri Artan Grubi së bashku me bashkëpartijakët e tij si dhe me kryetarin e komunës së Çairit Visar Ganiu kanë shfrytëzuar kohën e fundjavës me diell për të sportuar në parkun e Gazi Babës. Në postimin e tij mund të shihen foto duke shijuar rrezet e diellit nëpër park dhe duke luajtur basketboll.
Postimi i plotë i Grubit:

“Bashkë me Visarin, Ardijanin dhe Bujarin shfrytëzuam ditën e bukur me diell sot për të sportuar bashkë me qytetarët e Çairit.
Në Shkup dhe në veçanti në Çairin tonë, po shfrytëzohen maksimalisht investimet e realizuara në terrene sportive dhe hapësira rekreimi. Përkrahja për Visarin dhe Ardijanin do të thotë vazhdimësi e investimeve për jetë cilësore.”

Baby Boo