Grubi: Ne me plisa dhe himn kombëtar, votuesit e Taravarit dhe Selës “gatitu” para himnit të VMRO-së


Nuk e di nëse e vërejtët, mbrëmë kur po e shfletoja facebook-un aq bukur ju rinin Plisat mbi kokë të gjithë juve që ishit pjesë e tubimit në Strimnicë, kështu që më bëtë goxha xhelozë se nuk isha pjesë e atij tubimi dhe shumë me krenari po ju shihja duke i qëndruar gatitu himnit kombëtar me plisa në kokë. Por ama njëkohësisht derisa po i shihja ato fotografi po mendohesha si ndjehen votuesit, aktivistët, simpatizuesit e Taravarit dhe Selës kur shohin se po i qëndrojnë gatitu himnit të VMRO-së e jo atij kombëtar?” Kështu ka deklaruar zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi gjatë tubimit në komunën e Zhelinës ku edhe u prezantua kandidati për kryetar komune dhe lista e këshilltarëve.

”Po si ndjehen për koalicionin 27, athua të gjithë ata ndjehen të mashtruar, siç thotë dhe kënga prandaj ata SUN RIN ME NEVE. Kryetar, sot e lexova, kishte thanë se do të na jep një shuplakë! Kujt more t’i shuplakë, TRAUKU thonë këndej…” është shprehur Grubi.

Baby Boo