Rrahje në Kam Market, konsumatori godet shitësin VIDEO


Ministria e Punëve të Brendshme ka dhënë detaje rreth videos së shpërndarë nga përleshja fizike në një market në Shkup, përcjell TV21. Policia thotë se deri te zënka ka ardhur pasi një klient ka refuzuar të vendos maskën për mbrojte nga Covid-19.

“Me datë 15.03.2022 në ora 22.00 V.P. (22) nga Shkupi ka raportuar se rreth orës 16.50 gjatë kryerjes së aktiviteteve të punës si arkëtar në një market në zonën e Qendrës, një person i moshës rreth 30 vjeçare ka hyrë pa maskë mbrojtëse për të bërë pazar. është udhëzuar nga kolegu i tij që të vendosë maskë mbrojtëse për të respektuar protokollet shëndetësore. Më pas personi është bërë agresiv dhe i ka sulmuar fizikisht”, theksojnë nga MPB.

Baby Boo