Grubi: Kujdesemi për Gostivarin


Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor informon se sot në seancën e 54, Qeveria e Republikës së Мaqedonisë së Veriut e shqyrtoi dhe miratoi Informacionin mbi prokurimin publik shumëvjeçar për financimin e aktivitetit për ndërtimin e kolektorit fekal, kanalizimit fekal dhe kanalizimit atmosferik për Bllokun Urban 21 në Gostivar.
Ministri Naser Nuredini bëri me dije që vlera e parashikuar e projektit në komunën e Gostivarit është 151 187 460.00 denarë, dhe mjetet janë siguruar nga Buxheti i MMJPH-së për vitin 2021-2023.

Ndërkohë, zv.kryeministri Grubi bëri me dije që qeveria obligoi ministrinë e Financave që në bazë të mendimit të dhënë pozitiv të sigurojë mjetet e parashikuara në Buxhetin e saj për vitin 2022, përkatësisht të ndajë 77.335.260,00 denarë dhe për vitin 2023 edhe 31.215.200,00 denarë.
“Kujdesemi për Gostivarin. Edhe sot drejtova seancën e Qeverisë ku shqyrtuam miratuam edhe Informacionin e Ministrit Nuredini për furnizim publik të financimit të aktivitetit për ndërtimin e kolektorit fekal, kanalizimit fekal dhe atmosferik për Bllokun urban 21 në Gostivar”, shprehet Grubi.

Baby Boo