Ndërroi jetë zëvendës Avokati i Popullit, Naser Veseli


Mbrëmë ka ndërruar jetë në moshën 63 vjeçare, Avokati i Popullit – zyra në Kumanovë, Naser Veseli. Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur familjarë të tij.

Naser Veseli i lindur më 20.04.1958 në Likovë, është i njohur për karrierën e tij profesionale. I diplomuar për juridik, në vitin 1994 fillon punën si inspektor tatimor në Drejtorinë e të Ardhurave Publike, njësia në Kumanovë, më pas merr postin e këshilltarit – inspektorit në këtë njësi, ndërsa nga viti 2005 është zgjedhur zëvendës Avokat i Popullit në Maqedoni dhe drejtues i zyrës në Kumanovë. Varrimi i tij do të bëhet sot në varrezat e fshatit Likovë.

Baby Boo