Grubi jep lajmin e madh: “Kodra e Diellit do të kthehet në qendër turistike bashkëkohore”


Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka njoftuar se në seancën e sotme të Qeverisë është miratuar vendimi për dhënien e statusit të investitorit strategjik për Qendrën Turistike Dimërore “Kodra e Diellit”, subjektit të mirënjohur investues “TechnoAlpin“.

Shton se projekti parasheh realizimin e një investimi madhor prej 186 milionë euro në gjashtë faza me qëllim që ta shndërrojë “Kodrën e Diellit” në qendër bashkëkohore të turizmit. Ka dhënë edhe detaje të tjera.
Njoftimi i Grubit:

Po ndaj sot një lajm shumë të bukur me të gjithë ju!
Në seancën e sotme të Qeverisë miratuam vendimin për dhënien e statusit të investitorit strategjik për Qendrën Turistike Dimërore “Kodra e Diellit”, subjektit të mirënjohur investues “TechnoAlpin“.
Projekti parasheh realizimin e një investimi madhor prej 186 milionë euro në gjashtë faza me qëllim që ta shndërrojë “Kodrën e Diellit” në qendër bashkëkohore të turizmit.
Në fazën e parë të investimit është paraparë të realizohet:
Investim në vendosjen e dy teleferikëve të rinj me 6/8 ulëse
Dy shtigje të reja skijimi
Instalim i sistemeve për borë artificiale
Adventure Park, kënd lojërash, hapësirë për rekreacion dhe relaksim
Parking i ri i asfaltuar me hapësirë për parkim të 600 veturave
Ndërtimin e rrugëve të reja qasëse
Ndërtimi i dy hoteleve të reja, të kategorisë me 4*
Investim në dy mjete të reja për rregullimin e shtigjeve të skijimit.

Baby Boo