“Do pushtojmë Prizrenin” – Serbët marshojnë me këngë ultra-nacionaliste rrugëve të Bosnjes


Rrugët e Republikës Serbe në Bosnje janë mbushur sot nga protestues serbë. Këta të fundit nuk kanë ngurruar të këndojnë këngë nacionaliste. Nacionalistët etnikë serbë u panë duke kënduar së bashku një këngë popullore serbe.
Kënga në fjalë bën thirrje për pushtim të disa prej qyteteve kryesore të shteteve fqinje të Serbisë, përfshirë Prizrenin, Dubrovnikun, Cetinjen dhe Nevesinjen.

Sipas disa komentuesve, këto janë të njëjtat këngë që këndoheshin në marshimet e ushtrisë serbe gjatë luftërave dhe gjenocidit ndaj popujve të ish-Jugosllavisë. Ngjarje të njëjta janë parë edhe në Novi Pazar, ku jeton një shumicë e madhe muslimane. Asambleja e Republikës Serbe ka filluar procedurat për largim nga institucionet qendrore të Bosnje e Hercegovinës, një lëvizje që shkel Marrëveshjen e Dejtonit që i dha fund luftës në Bosnjë e Hercegovinë më 1995.

Baby Boo