Ja sa ka fituar Italia, pas triumfit në “EURO 2020”

Italian players celebrate after the penalty shootout of the Euro 2020 soccer final match between England and Italy at Wembley stadium in London, Sunday, July 11, 2021. (Laurence Griffiths/Pool via AP)

Kombëtarja e Italisë ka fituar plotë 34 milionë euro nga fondi i UEFA-s, pas suksesit në Kampionatin Evropian të futbollit. “Azzurrët” fituan Evropianin 2020, pas triumfit në finale kundër Anglisë me rezultat 3-2 pas ekzekutimit të penalltive.

Nga 371 milionë euro sa është shuma e fondit shpërblyes të UEFA-s, shuma më e madhe natyrisht se i ka takuar fitueses së kompeticionit. Anglia, si finaliste e këtij edicioni ka përfituar 30.25 milionë euro.
Ndërkohë që të gjitha ekipet kombëtare kanë fituar 9.25 milionë euro, të cilat i kanë të garantuara.

Baby Boo