Grubi dhe Dimkov, për selektimin e të punësuarve të ASK-së


Është kompletuar përbërja e komisionit për përzgjedhjen e të punësuave në Agjencinë për Siguri Kombëtare. Siç mëson joyzrtarisht Alsat, pjesë e komisionit, përveç drejtorit të ASK-së Viktor Dimovski do të jenë Ljubica Jakimovska dhe Bujar Ajrullai nga radhët e Ministrisë së Punëve të Brendshme. Gjithashtu komisioni do të përbëhet edhe nga dy anëtarë të sindikatës së policisë dhe dy deputetë. Në Komisionin parlamentar për punën e DSK-së dhe Agjencisë së Zbulimit u konfirmuan edhe emrat e deputetëve, Trajço Dimkov dhe Artan Grubi. Komisionet do të duhet të kompletojnë kuadrin deri më 20 gusht kurse ASK-ja do të fillojë me punë në shtator. Drejtori i ASK-së, Viktor Dimovski deklaroi se në rrjedhë është edhe procedura e zgjedhjes së zëvendësit të tij dhe sigurimit të hapësirave të reja.

Baby Boo