Grubi: “Alternativa është e mirëseardhur në Qeveri“


I ftuar në Programin 200 në Alsat, sonte ishte Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi i cili ka folur mbi hyrjen e Alternativës në Qeveri dhe se Bashkimi Demokratik për Integrim mirëpret Alternativën.

“ Apsolutisht po 100% janë shumë të mirëseardhur dhe duhet të bëhen pjesë e shumicës parlamentare ato kanë qenë në partneritet me Bashkimin Demokratik për Integrim dhe Lidhjen Social Demokrate të Maqedonisë në mandatin e kaluar këtë ju duhet ta dini do të thotë kanë qenë të përfaqësuar edhe në egzekutiv edhe në kuvend edhe gjithandej në institucionet e pushtetit qendror dhe kemi pasur bashkëpunim të sinqertë bashkëpunim të frytshëm bahskarisht dhe që nga fillimi i kësaj shumice parlamentare ne e kemi mbajtur derën e hapur për Alternativën që ti kyqet qeverisë të bashkangjitet bile bile edhe pas dorëheqjes së kryeministrit Zaev ishte një nga diskutimet ku u ngrit mes partnerëve të koalicionit përfshirja e Alternativës në qeveri dhe gjithë partnerët e koalicionit ishin afirmativ pozitiv për përfshirjen e Alternativës ato i ndajnë gati se të gjitha synimet e njejta bashkarisht edhe me ne edhe me Lidhjen Social Demokrate të Maqedonisë edhe me të tjerët duan zbatim të marrëveshjes së Ohrit duan të respektojnë anëtarësimin e Maqedonisë dhe detyrimet të cilat vijnë nga ato duan ta shohin vendin ne Bashkimin Europian zgjidhjen e çështjes me Bullgarinë kshu që përcaktimet programore i kemi gati se të njejta dhe përputhja mund të bëhet shumë e lehtë në aspektin programorë me Alternativën por edhe me të gjithë të tjerët të cilët duan ta shofin një Maqedoni në bashkimin europian, për ti dhënë një përgjigje të shkurt pyetjes tuaj të drejt për drejt po absolutisht janë të mirëseardhun dhe të mirë pritur.” tha Grubi.

Baby Boo