Babai vret vajzën 1 javëshe, sepse donte të ishte djalë


Babai vret vajzën 1 javëshe, sepse donte të ishte djalë
Një baba është arrestuar me dyshimin se vrau vajzën e tij që u lind 7 ditë më parë “sepse ai donte që fëmija i pari i tij të ishte djalë”, shkruan Mirror.

Shahzaib Khan akuzohet se ka qëlluar foshnjën e tij Jannah pesë herë të hënën, në shtëpinë e familjes në qytetin Mianwali në Pakistan.

Ai u arrestuar të martën nga Policia.

Në njoftimin e Policisë thuhet: “Policia e Mianwali me ndihmën e teknologjisë moderne arrestoi mbrëmë të akuzuarin Shahzeb nga distrikti Bhakkar. Ai akuzohet se ka qëlluar për vdekje vajzën e tij shtatëditëshe më 5 mars”.

Xhaxhai i nënës së foshnjës, Hidayatullah Khan, duket se konfirmoi motivin, duke thënë: “Lindi një vajzë dhe ai u tërbua”.

Anëtari i familjes tha se i dyshuari gjithashtu ka qëndruar jashtë shtëpisë pasi ka dëgjuar për lindjen e vajzës së tij dhe nuk ka dashur ta pranojë atë.

Hidayatullah pretendoi se ata ishin përpjekur t’ia merrnin vajzën burrit, por ai ia drejtoi armën dhe kërcënoi se do të qëllonte nëse dikush i afrohej./21Media

Baby Boo